Samsung lançon edicionin e ri në ngjyrë vjollcë të Galaxy S22

min lexim

Seria Galaxy ka qenë e lidhur me ngjyrën vjollcë që kur u lançua Galaxy S8. Duke i qëndruar besnik kësaj trashëgimie ngjyrash, Samsung tani ka lançuar një edicion krejt të ri të Galaxy S22 në një nuancë të re unike të quajtur Bora Purple, e cila do jetë e disponueshme për t’u blerë duke filluar nga muaji gusht 2022. Nuanca e ndritshme dhe tërheqëse është emëruar sipas emërtimit në gjuhën koreane për ngjyrën vjollcë “Bora” dhe është krijuar për të ngjallur gëzim, kreativitet dhe për të festuar individualitetin.

Çdo ngjyrë ka karakteristikat dhe trashëgiminë e saj unike. Mes tyre, vjollca ka qenë një nga më të pëlqyerat. Është një ngjyrë bindëse, duke përzier qetësinë e blusë dhe gjallërinë e së kuqes për të krijuar një lloj tjetër energjie që sjell ngrohtësi dhe optimizëm. Është mikpritëse dhe gjithëpërfshirëse duke përqafuar diversitetin. Në këtë kuptim, vjollca përfaqëson të njëjtat vlera si Samsung Galaxy: përqafimi i individualitetit, kalimi i kufijve dhe inovacioni i pafundëm.

Nga e çelur dhe lozonjare në të errët dhe të guximshme, shumë nuanca të vjollcës kanë rezonuar në mënyra të ndryshme gjatë viteve– siç kanë bërë përmes paletës së Samsung. Që nga Galaxy S8 e deri në serinë Galaxy S22, vjollca ka qenë një shenjë dalluese e stilit të Galaxy. Për të zgjeruar trashëgiminë e vjollcës, e cila shkon dorë për dore me filozofinë e Galaxy, Samsung ka prezantuar nuancën më të re: Bora Purple.

“Me tonet e saj pastel dhe neutrale, Bora Purple mishëron optimizmin dhe ndjenjën e qetësisë. Ai do të hapi botën tuaj me fuqinë e zgjedhjes,” tha Sonia Chang, VP e Global Brand Marketing Group, MX Business në Samsung Electronics. “Pavarësisht nëse jeni një yll i K-pop apo një adhurues i përjetshëm i ngjyrës vjollcë, Galaxy S22 Bora Purple është krijuar për ju. Ne jemi të ngazëllyer të prezantojmë Bora Purple, fillimisht për S22, por edhe për pajisjet e reja Galaxy më vonë këtë vit. Samsung Galaxy S22 në versionin Bora Purple do të jetë i disponueshëm për blerje duke filluar nga data 10 gusht[1].”

Për më shumë informacion rreth serisë Galaxy S22, vizitoni linkun.

***

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

[1] Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas tregut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vuçiç i prerë: Nuk ka dialog në Bruksel derisa Kurti të jetë aty

Story i radhës

Të “vdekurin” lotët nuk e kthejnë në jetë

Të fundit nga