samsung lancon android 14 per serite galaxy s22 655bacd399630

Samsung lançon Android 14 për seritë Galaxy S22

November 20, 2023
1 minut lexim

Seritë Galaxy S23 ishin prej smartfonëve Android më të mirë në botë kur debutuan për tu shkurorëzuar vetëm nga modelet e reja Galaxy S23.

Samsung është angazhuar të ofrojë mbështetje të gjatë softueri për smartfonët e kompanisë duke garantuar një jetëgjatësi të mirë përtej vitit të parë të debutimit.

Kompania tashmë po lançon One UI 6 bazuar në Android 14 për seritë Galaxy S22 dhe përdoruesit mund ta shkarkojnë nga ky moment.

Lançimi i One UI 6 për Galaxy S22 ka filluar në Europë tashmë me modelin S22 Ultra i pari në radhë për përditësimin madhor Android.

Me numër versioni DWK4, One UI 6 për Galaxy S22 përmban përditësimet e sigurisë së muajit Nëntor. Duke qenë se është një version i ri Android, përditësimi ka madhësi prej 3.1GB.

Zakonisht lançime të tilla vinë në faza. Nëse probleme kritike nuk vihen re janë fazës së parë, përditësimi dërgohet gradualisht tek më shumë përdorues në më shumë vende të botës.

Nëse keni një smartfon të serive Galaxy S22, mund të kontrolloni për përditësime duke shkuar në Settings > Software update > Check for software updates.

One UI 6 përmban disa veçori të reja si ndryshime të dukshme vizuale në panelin Quick Settings, Lockscreen, panelin e njoftimeve, një aplikacion të ri për editimin e videove quajtur Studio dhe një funksionalitet të ri quajtur Auto Blocker për përmirësimin e sigurisë së telefonit. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

ky ishte viti me i veshtire per serbet dhe serbine kjo eshte frika e vuciq it per te ardhmen 655ba85e0e6eb
Story i mëparshëm

“Ky ishte viti më i vështirë për serbët dhe Serbinë”/Kjo është frika e Vuçiq-it për të ardhmen

operacion i madh policor ne tirane arrestohet erzen brecani 655bae75e8890
Story i radhës

Operacion i madh policor në Tiranë, arrestohet Erzen Breçani

Të fundit nga

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë