Pak orë përpara evenimentit të shumëpritur të ditës së nesërme Unpacked ku Samsung do të hedhë dritë mbi smartfonët më të fundit flagship Galaxy S, një njoftim për shtyp që i takon linjës Galaxy Tab S8 është zbuluar.
Samsung do të nxjerrë në shitje tre modele të linjës: 11-inç Galaxy Tab S8, 12.4-inç S8 Plus dhe 14.6-inç S8 Ultra. Ky i fundit vjen me rezolucion 2,960×1848 dhe një “notch” për të akomoduar kamerën ballore.
Dy modelet e tjera kanë rezolucionet 2,560×1,600 dhe 2,800×1752 respektivisht.
Disa prej teknologjive dhe funksionaliteteve të këtyre tabletët përmendim Wi-Fi 6E, karikimi i shpejtë 45-vat dhe lapsin e ri S Pen. Të tre modelet kanë kama të pasme 13-megapiksel kryesor dhe 6-megapiksel ultra-wide dhe 12-megapiksel kanë ballore.
Ndërkaq modeli ultra ka në kamër ballore të dytë prej 12-megapiksel. Linja Galaxy Tab S8 do të dalë në shitje nga 25 shkurti në SHBA, Evropë dhe Kore. /PCWorld Albanian