samsung fillon lancimin e one ui 7 ne europe 67f7e8f74dd5b

Samsung fillon lançimin e One UI 7 në Europë

April 10, 2025
1 minut lexim

Lançimi i One UI 7 që ishte parashikuar të niste me 10 Prill ka filluar në masë në Europë ndërsa Samsung po mban premtimin e dhënë. Shumë përdorues në rrjetin social Reddit thanë se kanë marrë përditësimin One UI 7 në pajisjet e tyre.

Aktualisht ky përditësim po dërgohet në modelet Galaxy S24, S24+, S25 Ultra dhe Z Fold 6 dhe Z Flip 6. Gradualisht ky përditësim do të dërgohet në më shumë pajisje përfshirë seritë S23, S24 FE dhe më shumë telefonë me ekrane me palosje.

Raportimet vinë nga përdorues në Belgjikë, Kroaci, Francë, Gjermani, Itali, Malin e Zi, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Zvicër dhe Britani.

Duke pasur parasysh beta të zgjatur dhe pothuajse 6 muaj që nga lëshimi i qëndrueshëm i Android 15 për telefonat Pixel, ky është shumë i vonuar, por ende një përditësim i mirëpritur.

One UI 7 është përmirësuar në mënyrë drastike dhe është lehtësisht ndër mënyrat më të mira për të përjetuar Android sot. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

abdixhiku ambasadorit gjerman eshte nevoje urgjente heqja e masave te be se ndaj kosoves 67f7e626aa284
Story i mëparshëm

Abdixhiku – ambasadorit gjerman: Është nevojë urgjente heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës

pse lewandowski feston golat kunder dortmundit dhe kerkon ndjese kur shenon kunder bayern 67f7e9e9a5ff2
Story i radhës

Pse Lewandowski feston golat kundër Dortmundit dhe kërkon ndjesë kur shënon kundër Bayern?

Të fundit nga

ShkoLartë