Samsung do të prezantojë dy pajisje Ultra më 1 Shkurt

Samsung publikoi një postim në blog nga TM Roh duke i paraprirë evenimentit të datës 1 Shkurt kur kompania do të mbajë evenimentin e parë me prezencë fizike që nga pandemia e Covid-19.

Roh nuk ofroi detaje konkrete por specifikisht përmend përmirësimet që do të sjellin në sistemin e kamerave duke na thënë se mund të presim dy pajisje të reja të cilat vendosin standarde të reja inovacioni.

Mesazhi i TM Roh është i qartë: dy pajisje Ultra mbase si vitin e kaluar kur u prezantuam me S22 Ultra dhe Tab S8 Ultra.

Pas këtij postimi në blog, debutimi i një sensori 200-megapiksel të kamerës së pasme në S23 Ultra duket shumë i mundshëm nisur nga përmendja specifikisht e sistemit të kamerave.

Më herët është spekuluar se smartfoni vjen me çipin Snapdragon 8 Gen 2 për të gjitha variantet, përfshirë ato Evropiane dhe Aziatike.

Sa i përket pajisjes tjetër Ultra, me shumë gjasa do të jetë Galaxy Book ndërsa sajti i rezervimi të Samsung liston smartfonin Galaxy dhe opsionet Galaxy Book.

Kujtojmë se emërtimi Ultra i S22 bëri që flagshipi i vitit i Samsung të absorbonte karakteristikat e Galaxy Note së bashku me integrimin e S-Pen. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Super truk me të cilin mobiliet tuaja gjithmonë do të duken krejtësisht të reja

Story i radhës

Irani kritikon planin e BE-së për ta vendosur Gardën Revolucionare në listën e grupeve terroriste

Të fundit nga