Samsung pritet të fillojë prodhimin në masë të procesorëve 3-nanometër këtë javë sipas agjencisë së lajmeve Yonhap News.
Kjo do të thotë se kompania do të kalojë përpara TSMC e cila pritet të fillojë prodhimin e çipeve 3-nanometër në gjysmën e parë të këtij viti.
Nyja 3-nanometër e Samsung do të sjellë 35% reduktim të pllakës së procesorit, 30% më shumë performancë dhe 50% më pak konsum energji krahasuar me arkitekturën 5-nanometër.
Kjo e fundit është përdorur në çipet Snapdragon 888 dhe Eynos 2100. Muajin e kaluar presidenti Amerikan Joe Biden vizitoi një fabrikë të Samsung në Pyeongtaek për të demonstruar teknologjinë e Samsung.
Vitin e kaluar kompania ishte në bisedime për të ndërtuar një fabrikë 10 miliardë dollarëshe për procesorët 3-nanometër në Teksas. Ky investim tashmë është rritur në 17 miliardë dollarë dhe pritet të fillojë operacionet në 2024. /PCWorld Albanian