Situata në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi i përbashkët në këtë rajon do të jetë një prej temave të samitit mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që zhvillohet në Uashington. Por liderët botërorë pritet në fokus të kenë dy krizat më të mëdha në botë aktualisht, përkatësisht për luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe konfliktin mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit. Po ashtu, vëmendje do të marrin edhe raportet tregtare me Kinën. Gjithsesi, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë – që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja – situata në Bosnje e Hercegovinë dhe situata e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor janë tema që kërkojnë kujdesin e përbashkët të Uashingtonit dhe Brukselit. Samiti SHBA-BE është i pari që zhvillohet pas më shumë se dy vjetësh. Nikoqir i takimit është presidenti amerikan, Joe Biden, ndërkaq nga BE-ja në këtë samit do të marrin pjesë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
Të fundit nga
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri që vjen nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti e
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Liz Allen sot pasdite qëndroi në Shkup,
Dashi Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinho pritet të publikojë më 27 maj listën me lojtarët e përzgjedhur
Kompania Google njoftoi të martën, më 14 maj, se do të përdorë inteligjencën artificiale në motorin