samiti per ukrainen ne paris pjesmarres 30 shteteve mes tyre edhe edi rama 68b96542b6fee

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

September 4, 2025
1 minut lexim

Ka nisur në pallatin Elize në Paris takimi i “Koalicionit të të Vullnetshmëve” për Ukrainën, i kryesuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, dhe nga kryeministri britanik Keir Starmer, në distancë. Mes të pranishmëve ndodhet edhe i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff.



Presidenca franceze ka bërë publike listën e liderëve të pranishëm fizikisht: Kryeministri belg Bart De Wever, Kryeministrja daneze Mette Frederiksen, Presidenti finlandez Alexander Stubb, Kryeministri holandez Dick Schoof, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Polonisë Donald Tusk, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan.

Të lidhur përmes videokonferencës janë: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Kryeministri shqiptar Edi Rama, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministri australian Anthony Albanese, Kryeministri bullgar Rossen Jeliazkov, ai kanadez Mark Carney, Presidenti i Qipros Nikos Christodoulidis, Kryeministri kroat Andrej Plenković, Kreu i qeverisë spanjolle Pedro Sanchez, Kryeministrja estoneze Kristen Michal, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri irlandez Micheál Martin, Kryeministri japonez Shigeru Ishiba, Kryeministrja letoneze Evika Siliņa, Presidenti lituanez Gitanas Nausėda, Kryeministri i Luksemburgut Luc Frieden, Kryeministri malazez Milojko Spajić dhe ai norvegjez Jonas Gahr Store.

Në përfundim të samitit, liderët pritet të zhvillojnë një bisedë me Presidentin e SHBA, Donald Trump dhe më pas Presidenti i Francës Emanuel Macron pritet të dalë në një konferencë për shtyp.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

veliaj mesazh nxenesve me fillimin e vitit te ri shkollor ju dua shume lali eri 68b96414f1896
Lajmi i mëparshëm

Veliaj mesazh nxënësve me fillimin e vitit të ri shkollor: Ju dua shumë, lali Eri

ismaili ne momentin qe zgjedhem si kryetar i komunes arsyetimet nuk jane ne fjalorin tim 68b9662fceec7
Lajmi i radhës

Ismaili: Në momentin që zgjedhem si kryetar i komunës, arsyetimet nuk janë në fjalorin tim

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë