netanyahu evropa ka shume per te mesuar nga izraeli per te miren dhe te keqen 69de0842d0aa6

Netanyahu: Evropa ka shumë për të mësuar nga Izraeli për të mirën dhe të keqen

April 14, 2026
1 minut lexim

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të hënën se Evropa ka “shumë për të mësuar” nga Izraeli, duke akuzuar kontinentin se vuan nga “dobësi e thellë morale”



Duke folur gjatë ceremonisë zyrtare të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit në Izrael, Netanyahu tha se Evropa e kishte harruar dallimin midis “të mirës dhe të keqes”.

“Evropa sot është e prekur nga dobësi e thellë morale. Ajo ka shumë për të mësuar nga ne, veçanërisht mësimin thelbësor të dallimit të qartë moral midis të mirës dhe të keqes”, tha ai.

Netanyahu theksoi se momente të tilla si ky i tanishmi kërkojnë “të shkosh në luftë për hir të asaj që është e mirë, për hir të jetës”.

Ai gjithashtu pretendoi se Evropa po humbet aftësinë e saj për të mbrojtur “identitetin dhe vlerat e saj” dhe se Izraeli po mbron Evropën dhe “qytetërimin kundër barbarizmit”.

Vërejtjet e Netanyahut erdhën mes kritikave në rritje në Evropë për politikat e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Libanin e pushtuar.

Më herët të hënën, kancelari gjerman, Friedrich Merzi, shprehu “shqetësim të thellë” për zhvillimet në territoret palestineze dhe paralajmëroi kundër asaj që ai e përshkroi si një “aneksim de facto të pjesshëm” të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Merz i kërkoi gjithashtu Netanyahut gjatë një telefonate të fillonte bisedime të drejtpërdrejta paqeje me Libanin dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund armiqësive në Libanin jugor.

Netanyahu tashmë përballet me presion ligjor në rritje. Gjyqi i tij për korrupsion, i cili filloi në vitin 2020, mbetet në vazhdim. Netanyahu i mohon akuzat dhe i ka përshkruar ato si një “fushatë politike që synon rrëzimin e tij”.

Ai kërkohet gjithashtu nga Gjykata Ndërkombëtare Penale që nga viti 2024 me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shoferi i dehur perplas kembesorin e dehur dhe iken 69ddf74836fd8
Lajmi i mëparshëm

Shoferi i dehur përplas këmbësorin e dehur dhe ikën

gola kosova ka forcuar kapacitetet per ndjekjen e krimeve te luftes 69de0940050fb
Lajmi i radhës

Gola: Kosova ka forcuar kapacitetet për ndjekjen e krimeve të luftës

Të fundit nga

Për 4 ditë janë arrestuar rreth 60 shoferë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) gjatë katër ditëve të fundit, janë regjistruar 1.303 shkelje trafiku, me ç’rast janë arrestuar 57 shoferë për shkak të mosrespektimit të rregullave
ShkoLartë