gola kosova ka forcuar kapacitetet per ndjekjen e krimeve te luftes 69de0940050fb

Gola: Kosova ka forcuar kapacitetet për ndjekjen e krimeve të luftës

April 14, 2026
1 minut lexim

Nënkryetari i parë i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, gjatë konferencës rajonale “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”, tha se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë hapa për forcimin e kapaciteteve për ndjekjen e krimeve të luftës dhe gjykimin në mungesë.

“E vërteta e hidhur është se shumë prej autorëve të krimeve ndodhen në Serbi ku mbrohen nga një shtet që i strehon kriminelët, në vend që t’i përballë me drejtësinë”, shtoi ai.

Ministrja e Drejtësisë dhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, tha se Ministria e Drejtësisë, duke filluar nga viti 2021, ka pasur një fokus të veçantë çështjen e dhunës seksuale.

“Njohja e së vërtetës së luftës mbetet ende sfidë në shoqëri dhe ka shumë të vërteta të mëdha që po harrohen. Dhuna seksuale si armë lufte ka qenë një instrument që ka pasur për qëllim të thyejë shpirtin e popullit dhe identitetin e kombit tonë”, ka thënë ajo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

netanyahu evropa ka shume per te mesuar nga izraeli per te miren dhe te keqen 69de0842d0aa6
Lajmi i mëparshëm

Netanyahu: Evropa ka shumë për të mësuar nga Izraeli për të mirën dhe të keqen

peleshi kapitalin njerezor dhe profesional duhet ta perfshijme ne politikat dhe programet tona te zhvillimit 69de0a26a2915
Lajmi i radhës

Peleshi: Kapitalin njerëzor dhe profesional duhet ta përfshijmë në politikat dhe programet tona të zhvillimit

Të fundit nga

Për 4 ditë janë arrestuar rreth 60 shoferë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) gjatë katër ditëve të fundit, janë regjistruar 1.303 shkelje trafiku, me ç’rast janë arrestuar 57 shoferë për shkak të mosrespektimit të rregullave
ShkoLartë