Samiti më 6 dhjetor/ Rama: Është krijuar një sinergji pozitive mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor! Von der Leyen: Do të diskutohet si të luftojmë krizën

October 27, 2022
1 minut lexim

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp në Tiranë dhanë disa detaje se ku do të fokusohet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor.

“Pritshmëria ime është që të vijnë njëherë në të gjithë në Tiranë, se ata të Ballkanit kanë ardhur më shpesh dhe natyrisht duke qenë një samit i fokusuar në BE-në të diskutojmë në këto tema të shikojmë se farë është bërë dhe çfarë mund të bëhet pso do të bëhet bashkarisht deri në samitin e ardhshëm, se tashmë është krijuar një sinergji pozitive mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, pavarësisht se nuk jemi në BE, por fatet në gjerat e mëdha i kemi të përbashkëta, kemi bërë avancime historike ne raportin mes BE dhe rajonit tonë”, tha Rama.

Kurse Von der Leyen tha se do diskutohet lufta në Ukrainë, kriza energjetike apo infrastruktura.

“Pritshmëritë tonë janë që ne do të diskutojmë situatën gjeopolitike, në qendër do të jetë lufta që po bën Rusia në Ukrainë dhe se si mund ta mbështesim Ukrainën, se ne do të qëndrojmë krah saj. Energjia do të luajë një rol të rëndësishëm në këto diskutime, do të diskutohet infrastruktura dhe si të luftojmë krizën. Një gjë që unë pres dhe e di që nuk do zhgënjehem është mirëkpritja e Shqipërisë dhe e di që do të jetë një samit i këndshëm”, tha ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Granada vë në lëvizje ushtrinë spanjolle për sulmuesin shqiptar

Story i radhës

Në Florida zv.drejtori i SHKK Sami Gashi, ndau mirënjohje për Këshilltarin Korrektues nga INL

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë