Samiti i “The Economist”, Qeveria e Kosovës i jep 92 mijë euro nga kategoria e shpenzimeve të paprashikuara

October 26, 2022
1 minut lexim

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 92 mijë euro për Samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i revistës prestigjioze The Economist, që u mbajt dje në kryeqytet.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se Qeveria kështu po iu bashkohet bizneseve që kanë kontribuar për ta sjellë këtë organizim në Kosovë, duke ndarë këto para nga kategoria e shpenzimeve të paparashikuara.

“Bizneset kosovare kanë dhënë kontribut për ta mbështetur këtë konferencë, por meqenëse ka nevojë edhe për mjete shtesë, pjesën e mbetur prej 92 mijë eurove kërkojmë që ta miratojmë me anë të këtij propozimi”, tha Murati.

Ministri tha se konsideron se kjo është “një shumë simbolike për të mbështetur konferenca të tilla edhe në të ardhmen”./express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

3 shenjat e Horoskopit që do të kenë vështirësi financiare në ditët në vijim

Story i radhës

Dhurata Dora në studio për projekte të reja muzikore

Të fundit nga

ShkoLartë