Nga samiti i NATOS, i cili u mbajt në Hagë, vendet anëtare do t’i dedikojnë 5 për qind të GDP vjetore fushës së mbrojtjes dhe sigurisë, ‘tarifë’ që do të preki dhe Shqipërinë. Por si paraqitet situata në vendin tonë?
Për ekspertin e sigurisë Xhavit Shala, afro 1.3 miliardë dollarë do të shërbejnë për këtë drejtim në vendin tonë, ku sipas tij do të ketë investime në infrastrukturë, në porte dhe në ushtri. Shala shtoi më tej se mbajtja e samitit të NATOS në vendin tonë në vitin 2027 është një arritje.
“Nuk janë shumë po të mendosh për cfarë duhen, i bie të blihen armatim modern. Problem është se ku do gjenden. Armatimety do të blihen në tregun e BE.
1.5 për qind janë investime në infrastrukturë, porti i Durrësit dhe do të ketë pjesë ushtarake. Është lajm shumë interesant që në 2027 do të bëhet samiti i NATOS në vendin tonë. Është arritje për vendin tonë.”
Burimi: botasot.info