Vendet anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) bënë zotime afatgjata për mbështetjen e Kievit, në kuadër të një marrëveshjeje të quajtur Pakti për Ukrainën.
Shtetet e Bashkuara ofruan një pako gjithëpërfshirëse të ndihmës ushtarake për t’i ndihmuar në zmbrapsjen e Rusisë.
Teksa samiti i NATO-s u përmbyll në Uashington, shumë udhëheqës lavdëruan fuqinë e aleancës.
Por, pati më pak konsensus rreth paraqitjes së presidentit amerikan, Joe Biden, teksa gafat e mëdha të tij gjatë ngjarjes larguan vëmendjen prej politikave.
Burimi: botasot.info