Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan zhvilluan një takim sot në New Delhi të Indisë, raporton Anadolu.
Takimi me dyer të mbyllura u mbajt në margjinat e Samitit të G20 në kryeqytetin indian.
Edhe pse EBA nuk është anëtare e G20, presidenti i Indisë ka ftuar gjithashtu liderët e Bangladeshit, Holandës, Nigerisë, Egjiptit, Mauritiusit, Omanit, Singaporit, Spanjës dhe EBA-së për të marrë pjesë në samit.
Erdoğan vizitoi EBA-në në korrik si pjesë e një turneu në tre vende të Gjirit për të forcuar lidhjet rajonale.