Samiti i BE mbyllet pa rezultate, DASH në krah të Shqipërisë dhe RMV – ja çka kërkon

min lexim

DASH vazhdon të mbështesë fillimin sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. 

Qeveria amerikane ka lëshuar një deklaratë në lidhje pas samitit të dështuar BE-Ballkani Perëndimor këtë javë në Bruksel ku flet për pasigurinë për fillimin e bisedimeve para-anëtarësuese.

Për Uashingtonin, besueshmëria e perspektivës së zgjerimit të BE-së është jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. 

“Besojmë se besueshmëria e perspektivës së zgjerimit të BE-së është jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, kanë thënë sot për MIA nga Departamenti Amerikan i Shtetit. 

Samiti 2 ditor i Bashkimit Europian ka përfunduar pa rezultate konkrete për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në raportin e publikuar pas takimit vihet re se nuk është firmosur nisja e bisedimeve për çeljen e negociatave. Në një konferencë për shtyp Presidenti Francez Emmanuel Macron përshëndeti vendimin e parlamentit bullgar.

“Dua të përgëzoj parlamentin bullgar për votën që hap rrugën për mundësinë e heqjes së vetos dhe për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe për pasojë edhe për Shqipërinë. Puna jonë do të vijojë në tryezën e dialogut mes Shkupit dhe Sofjes për të zgjidhur edhe çështjet e fundit teknike në ditët në vijim”.

Edhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se vendimi i parlamentit bullgar ishte një sinjal i mirë.

“Përgëzoj presidencën franceze mbi punën e saj të jashtëzakonshme në disa fusha, veçanërisht mbi ecurinë e çështjes së negociatave në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Heqja e vetos bullgare, një lajm i mirë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

189 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Story i radhës

Rusët u frikësohen trajtimeve dentare me cilësi të dobët të epokës sovjetike

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424