Samiti i Asociacionit politik europian në Tiranë 15-16 maj/ Kush udhëton duhet të jetë 3 orë përpara në Rinas

May 13, 2025
1 minut lexim

Tiranë, 13 maj – Aeroporti ndërkombëtar në Tiranë, shërbimet e të cilit i shfrytëzojnë një numër i madh i sjtetasve të Maqedonisë së Veriut kumtoi “njoftim urgjent” për udhëtarët të cilët duhet të udhëtojnë më 15 dhe 16 maj.

Udhëheqësia e aeroportit i këshillon udhëtarët të cilët udhëtojnë në dy ditët e lartëpërmendura të paraqiten në aeroport së paku 3 orë para fluturimit të tyre.

“Më 15 dhe 16 maj Tirana do të jetë nikoqire e Samitit të Asociacionit politik evropian, me pjesëmarrje të liderëve nga e tërë Evropëa. Për shkak të masave të sigurisë dhe mbylljes së rrugëve, priten pengesa dhe trafik i dendur. Udhëtarëve të cilëve udhëtojnë në këto data u rekomandohet të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten në aeroport së paku 3 orë para fluturimit”, qëndron në njoftim.

Në aeroportin në Tiranë në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 2.083.050 udhëtarë, apo 9,1 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kalaur kur kishte mbi 1,9 milionë udhëtarë.

Përveç qytetarëve shqiptarë, shërbimet e aeroportit, në masë të madhe i shfrytëzojnë edhe qytetarët nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi. Vitin e kaluar mbi 120 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut arritën apo udhëtuan drejt ndonjë destinacioni.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, mashtroi dy persona për mbi 100 mijë euro

Story i radhës

Zelensky e uron Ramën për fitoren: Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptarë

Të fundit nga

Kuvend/ Filipçe propozon axhendën e takimit

Kreu i LSDM-së opozitare Venko Filipçe, në seancën e Këshillit Nacional për Eurointegrime theksoi që protokollet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe puna e Komisionit për Çështje Historike, janë temat që do
sqmken
ShkoLartë