Samiti Global Woman Club në Tiranë/ Rina Ajdari: Diaspora shqiptare rrol kyç gjatë gjitha proceseve politike dhe sociale nëpër të cilat ka kaluar populli ynë

April 25, 2025
1 minut lexim

Tiranë, 25 prill – Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari ka marë pjë në Samitin e organizuar nga Global Woman Club më 25-26 Prill në Tiranë.

Znj. Ajdari si një nga folëset në panelin mbi ” Kontributin e Shqiptarëve në Diasporë” ka theksuar rëndësinë e diasporës shqiptare në mbarë botën gjatë të gjitha proceseve politike dhe sociale nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptarë.

Ajdari në fjalën e saj me rëndësi të veçantë ka theksuar nevojën që sa më parë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian me qëllim që të krijojmë kushte që qytetarët tanë të kthehen e të kontribojnë në vendlindje sepse guri i rëndë peshon në vend të vet.
Ja postimi i plotë:

Mirënjohëse ndaj Global Woman Club për ftesën për të qënë pjesë e këtij Samiti 25-26 Prill i cili mbahet në Tiranë, si një nga folëset në panelin mbi “Kontributin e Shqiptarëve në Diasporë” bashkë me znj.Klajda Gjosha, ish ministre e integrimit të Shqipërisë dhe znj.Shukrie Ramadani, zv.ambasadore e Kosovës në Zvicër.

Në fjalën time theksova rëndësinë e diasporës për ne gjatë të gjitha proceseve politike dhe sociale nëpër të cilat kemi kaluar. Nevojën që sa më parë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian me qëllim që të krijojmë kushte që qytetarët tanë të kthehen e të kontribojnë në vendlindje sepse guri i rëndë peshon në vend të vet.

#GlobalWomanSummit
#diaspora shqiptare

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Durmishi: Zbatimi i rregullores për çmime nuk ndalet!

Story i radhës

Eurodeputeti spanjoll në mitingun e PD: Kam ardhur për t’i thënë lamtumirë Edi Ramës!

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë