Samiti BE-Ballkani Perendimor, Grubi: Ngjarje historike që dëshmon se qëndrojmë reshtuar krah BE

December 6, 2022
1 minut lexim

 

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka cilësuar Samitin e Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor që po zhvillohet sot në Tiranën si ngjarje historike që dëshmon rreshtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin proevropian.

Marketing

“Ballkani Perëndimor si asnjëherë më parë, i bashkuar drejt horizontit të Bashkimit Europian. Tirana për herë të parë në historinë e një vendi të rajonit është nikoqire e Samitit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Një ngjarje historike kjo që reflekton sot qartë qëndrimin konstruktiv të Bashkimit Europian pro integrimit të vendeve tona dhe që operacionalizon mbështetjen për realizohen e reformave, si dhe tejkalimin e krizës globale energjetike dhe ekonomike. Përgëzime Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe të gjitha institucioneve të angazhuara shtetërore të Republikës së Shqipërisë për organizimin kësaj ngjarje historike dhe mikëpritjen e miqve tanë europian”, shprehet Grubi.

Facebook

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Bosnja dhe Hercegovina merr 10 milionë euro nga Brukseli për deminim

Story i radhës

​Paris Hilton premton njoftim emocionues për muzikën e re

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë