Portieri i Kosovës Samir Ujkani, së paku edhe për një sezon do ta djersitë fanellën e Empolit në Serie A.
Ujkani do të jetë gardian i portës së të kaltërve deri në qershorin e vitit 2023.
Ai do ta bartë fanellën me numër 22.
Portierit të Kosovës i kishte përfunduar kontrata, por klubi frulian i ka besuar eksperiencës së 34-vjeçarit.