samadrexha fiton derbin 69b5ec27712e0

Samadrexha fiton derbin

March 15, 2026
1 minut lexim

Samadrexha ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku”, Samadrexha e mposhti Shqiponjën e Gjakovës në derbin e xhiros së 13-të.

Samadrexhaset fituan me rezultat 38:27.

Jennifer Abreu Toledo udhëhoqi Samadrexhën me 11 gola. Tetë i shënoi Tina Hetemi.

Te Shqiponja më efikasja ishte Orgesa Gola. Ajo i shënoi shtatë gola. Gjashtë i realizoi Ana Carolini Gonçalves.

Samadrexha ka shënuar fitoren e 11-të rresht dhe udhëheqë në tabelë me 22 pikë.

Skuadra gjakovare e pësoi humbjen e tretë. Me 18 pikë e mbanë vendin e dytë.

Po të shtunën Prishtina fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 51:24.

Celine Tolno Sia me 9 gola dhe Angelika Luberecka e Arlinda Maloku me nga 8 gola, ishin më efikaset te Prishtina. Te ferizajaset u shqua Elza Reçica me 7 gola.

Prishtina është e pesta me 12 pikë. Kastrioti është i shtati me 3 pikë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

arta elezaj ne lidhje dashurie me biznesmenin e njohur 69b5e59608409
Lajmi i mëparshëm

Arta Elezaj në lidhje dashurie me biznesmenin e njohur?

qeveria zvicerane mohon kerkesen e ushtrise amerikane per te fluturuar mbi territorin e saj 69b5ec9e938b2
Lajmi i radhës

Qeveria zvicerane mohon kërkesën e ushtrisë amerikane për të fluturuar mbi territorin e saj

Të fundit nga

ShkoLartë