Sam Altman i OpenAl: Kolegët myslimanë në industrinë teknologjike nuk ndihen mirë

Shefi ekzekutiv i OpenAl, Sam Altman, tha se komuniteti mysliman në industrinë e teknologjisë nuk ndihen rehat kur flasin për përvojat e tyre, pasi ndikohen nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit.

“Kolegët myslimanë në industrinë teknologjike nuk ndihen mirë kur flasin për përvojat e tyre, shpesh nga frika e hakmarrjes”, tha Altman.

Ai kërkon që anëtarët e këtij komuniteti të trajtohen më me ndjeshmëri se të tjerët.

Ndërsa u pyet për përvojat e hebrenjve, Altman tha se antisemitizmi është problem në rritje, por myslimanët kanë nevojë për më shumë përkrahje.

Mbrojtësit e të drejtave theksojnë se antisemitizmi dhe islamofobia janë rritur ndjeshëm në SHBA dhe më gjerë që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.

Madje thuhet se dy muaj pas fillimit të luftës incidentet e motivuara nga islamofobia dhe paragjykimet kundër palestinezëve dhe arabëve janë rritur për 172 për qind vetëm në SHBA.

Story i mëparshëm

Prokuroria bën ankesë pse nuk u shqiptua paraburgim për Nezirin dhe të dyshuarit e tjerë në rastin e M-NAV

Story i radhës

Lëvizja BESA: BDI mos të mbroj rrogën prej 3000 euro të Bekim Nezirit por ta përjashtoj nga partia

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez