salma hayek mahnit ne tapetin e kuq pak dite pas 60 vjetorit 6aa94e7ba456f

Salma Hayek mahnit në tapetin e kuq pak ditë pas 60-vjetorit

September 15, 2026
1 minut lexim

Salma Hayek ka tërhequr vëmendjen në New York, ku mori pjesë në shfaqjen e filmit “Without Blood”, vetëm pak ditë pasi festoi 60-vjetorin e saj.

Aktorja meksikane u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të kuq të ndezur, me një shpatull dhe detaje të rrudhura, duke e kompletuar pamjen me flokët e gjatë të zinj të lëshuar në onde të buta dhe vathë elegantë.

Hayek ishte në humor të mirë gjatë mbërritjes, ku përshëndeti fansat dhe nënshkroi autografe. Në event ishte edhe regjisorja Angelina Jolie, e shoqëruar nga vajza e saj Zahara Marley, ndërsa të dyja kishin zgjedhur kostume të zeza, shkruan DailyMail.

Paraqitja vjen pak ditë pas ditëlindjes së saj, të cilën Hayek e shënoi me disa fotografi nga një not nudo.

Krahas imazheve, ajo publikoi mesazhin “60 dhe mirënjohëse”, duke marrë urime të shumta nga fansat dhe personazhe të njohura.

“Without Blood”, me regji të Angelina Jolie, është një dramë lufte që trajton temat e familjes, luftës dhe hakmarrjes, ndërsa Hayek interpreton personazhin e Ninës

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

13 te plagosur ne 3 qytete saudite nga sulmet me raketa dhe drone te huthive 6aa94db15a24e
Lajmi i mëparshëm

​13 të plagosur në 3 qytete saudite nga sulmet me raketa dhe dronë të Huthive

ne kuvend u shenua dita nderkombetare e demokracise demokracia nis kur kuptojme se zeri yne ka rendesi 6aa95122ac6b9
Lajmi i radhës

Në Kuvend u shënua Dita Ndërkombëtare e Demokracisë: Demokracia nis kur kuptojmë se zëri ynë ka rëndësi

Të fundit nga

LVV e LDK pezullojnë bisedimet për presidentin

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk planifikojnë t’i vazhdojnë bisedimet me njëra-tjetrën gjatë ditëve në vijim rreth çështjes së presidentit të ri të Kosovës, pas tërheqjes së Bekim
ShkoLartë