13 te plagosur ne 3 qytete saudite nga sulmet me raketa dhe drone te huthive 6aa94db15a24e

​13 të plagosur në 3 qytete saudite nga sulmet me raketa dhe dronë të Huthive

September 15, 2026
1 minut lexim

Huthit kanë kryer sulme me raketa balistike dhe dronë ndaj tri qyteteve në Arabinë Saudite, duke plagosur 13 civilë, njoftoi koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, raporton AA.

Zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Malki, tha se sulmet të hënën kishin në shënjestër Khamis Mushait, Abha dhe Taif, ndërsa të plagosurit pësuan lëndime të lehta deri mesatare. Po ashtu, u dëmtuan shtatë shtëpi dhe dy automjete.

Sipas Anadolu, koalicioni akuzoi Huthitët se synojnë qëllimisht civilët dhe infrastrukturën civile, ndërsa paralajmëroi masa për parandalimin e sulmeve të tjera.

Ndërkohë, Mbrojtja Civile saudite lëshoi alarme për rrezik të mundshëm në gjashtë qytete, por më vonë njoftoi se rreziku kishte kaluar.

Sulmet pasuan pretendimet e Huthive se avionët luftarakë sauditë kishin kryer 54 sulme në pesë provinca të Jemenit brenda 24 orëve. Huthitë paralajmëruan se sulmet nuk do të mbeteshin pa përgjigje.

Përplasjet mes forcave të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit dhe Huthive janë përshkallëzuar që nga fillimi i korrikut, pas disa vitesh qetësie relative. Lufta në Jemen vazhdon që nga viti 2014, kur Huthitë morën kontrollin e kryeqytetit Sana’a dhe disa provincave, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri në vitin 2015 në mbështetje të qeverisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasadori kroat zlatko kramaric nga pogradeci protesta eshte e drejte e qytetareve qeveria duhet te degjoje mesazhin 6aa94d4fc25ce
Lajmi i mëparshëm

Ambasadori kroat Zlatko Kramariç nga Pogradeci: Protesta është e drejtë e qytetarëve, qeveria duhet të dëgjojë mesazhin

salma hayek mahnit ne tapetin e kuq pak dite pas 60 vjetorit 6aa94e7ba456f
Lajmi i radhës

Salma Hayek mahnit në tapetin e kuq pak ditë pas 60-vjetorit

Të fundit nga

LVV e LDK pezullojnë bisedimet për presidentin

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk planifikojnë t’i vazhdojnë bisedimet me njëra-tjetrën gjatë ditëve në vijim rreth çështjes së presidentit të ri të Kosovës, pas tërheqjes së Bekim
ShkoLartë