16
Shkup, 14 dhjetor – Ish anëtari i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Shemsi Sallai në një intervistë për Alsat duke folur për Listën e Zezë të SHBA-vë në të cilën u përfshinë ish zv.kryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti tha se ka elemente korruptive dhe se ky është mesazh për shtetin që të ngriten procedura ndaj të gjithë personave të përfolur si të korruptuar dhe që përmes partive apo ryshfetit pengojnë gjyqësorin. Sallai tha se në përbërjen e kaluar të Antikorrupsionit ka pasur lëndë ndaj ish zv.kryeministrit Artan Grubi dhe se e njëjta është dërguar në Prokurori.
“Bëhet fjalë për persona që kanë pasur pozicione të larta, që janë përfolur se janë të korruptuar, marrin korrupsion, përmes tyre shteti është i kapshëm e kanë ndikim në gjyqësi dhe pikërisht këtu duhet të dal. Këto raste janë të përfolura që ka pas, pavarësisht se s’kanë qenë në listë të zezë. 26:16 Ne kemi pas lëndë në përbërjen e mëparme, tash nuk e di si është situata, për këta persona kemi pasur procedura që i kanë kërkuar për rishqyrtimin të përfshirë në korrupsion dhe në disa raste, por në bazë të atyre analizave që i kemi bërë edhe niveli i asaj çfarë ka qenë, ka pas raste që ose janë treguar faktet që i kemi marrë, s’ka pas elemente të tilla, ose për ato që ka pas i kemi dërguar në Prokuroi dhe Prokuroria më tutje s’ka vazhdu”, tha Shemsi Sallai, ish anëtar i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.
Keni dërguar për Grubin në Prokurori lëndë?
“Për Grubin nuk më kujtohet që kemi dërgu por kemi pas lëndë ku kemi shqyrtuar, por tash mos të ndërhyjë por e di se ka pas iniciativa edhe nga jashtë edhe nga brenda”, shtoi ai.
BURIMI: zhurnal.mk