Salla Universale / Ministrja e Kulturës paralajmëron padi, kryetarja e Shkupit thotë se nuk brengoset

“Me Danella Arosvkës do të shihemi në gjyq”! Ky është vendimi i ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, pas akuzave të kryetares së qytetit të Shkupit Danella Arsovska e cila tha se ministrja e ka ditur për zjarrin në Sallën Universale dhe nuk e ka denoncuar. Ministrja këto i quajti  “gënjeshtra dhe pretendime skandaloze”. Përveç kësaj, mohoi që ajo ose kushdo qoftë tjetër nga Ministria e Kulturës të ketë bërë ndërhyrje të paautorizuar në sistemin e prokurimeve publike për të kërkuar përgjigje se në bazë të cilit projekt është vazhduar rindërtimi i Sallës Universale dhe në bazë të cilit opinion për stabilitet dhe mbrojtje sizmike u ndërmor puna ndërtimore.

Disa orë pas konferencës për media të ministres së kulturës, opinionit iu drejtua edhe kryetarja Danella Arsovska. Thotë se nuk është e brengosur për paralajmërimet për padi dhe përsëri i parashtroi disa pyetje mes të cilave edhe për atë se pse nuk e ka denoncuar zjarrin në Sallën Universale menjëherë nëse për të njëjtin ka pasur njohuri që nga ora 9, për shkak se thirrja në shërbimin e zjarrfikësve ka arritur pak para orës 10.

Zjarri në Sallën Universale ndodhi më 9 prill, ku u dogj gjithçka që u rinovua, ndërsa mbeti vetëm konstruksioni i kupolës. Menjëherë në të njëjtën ditë tre punëtorë u ndaluan nga policia nën dyshim se kanë punuar në momentin kur ka filluar zjarri.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Kurti homazhe në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, thotë se Serbia ende nuk i hap arkivat

Story i radhës

Shqipëria del nga monitorimi për të drejtat e njeriut/ Hasani: Angazhimi ndaj standardeve të KiE ka qenë i palëkundur

Të fundit nga