Shkup, 16 Nëntor – Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov pasdite u takuan me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, për të biseduar për rikonstruktimin e Sallës Universale në Shkup. Pas takimit, u bë e ditur se dy ministrat morën pëlqimin nga Arsovska që Ministria e Kulturës ta marrë plotësisht nën kompetencat e saj Sallën Universale. Ministrja e Kulturës theksoi që janë lëshuar mjete në Ministri për rindërtimin e kësaj salle.
“Ne si Qeveri e udhëhequr nga LSDM-ja e kemi parë të nevojshme rikonstruktimin e Sallës Universale si një monument vërtet i madh nacional dhe pikërisht për këtë janë lëshuar mjete në Ministrinë e Kulturës që ishin në Qytetin e Shkupit për rikonstruktimin e Sallës Universale.”- tha Bisera Konstadinova-Stojcevska, ministre e Kulturës.
Burimi: zhurnal.mk