Saliu: Projektet dhe premtimet e VLEN nuk i gjen askund në programin e Qeverisë (Infograf)

1 minut lexim

Suad Saliu nga sektori civil në një status në “Facebook”, ka zbuluar infografin me pëqindje dhe të detajuar se sa përqind e programit të VLEN-it, është përshirë në Programin Qeverisës.

Në shkrimin e tij, Saliu ka potencuar se proektet e përvetshme nuk i gjenë askund në programin qeveritar.

“U desht të përdor teknologjinë për të analizu tekstet se sa përfshihet programi i VLEN-it në mënyrë indirekte. Siç mund të shihet në grafikën më poshtë, përfshirja mesatare e kapitujve tregon se programi qeveritar adreson disa tema të përgjithshme të kapitujve, por nuk përfshin në mënyrë eksplicite asnjë projekt specifik, siç janë përshkruar në programin e VLEN-it”, ka potencuar Saliu.

Thotë se VMRO-ja ka paraqit program të detajuar gjatë fushatës dhe që ditës parë po punon në implementimin e tyre.

“Kjo është shumë e rëndësishme sepse programet e partive politike janë vizioni i tyre për të ardhmen”, ka veçuar Saliu.

Statusi i plotē në Facebook

Story i mëparshëm

Zjarr në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Story i radhës

Dikur parullë fushate, ‘terrorizmi radikal islamik’ nuk është më pjesë e retorikës së ish Presidentit Trump

Të fundit nga