saliu per dy dekada bdi ishte e zene me veten jo me hallet e shqiptareve 69e400a140bef

Saliu: Për dy dekada BDI ishte e zënë me veten, jo me hallet e shqiptarëve

April 19, 2026
1 minut lexim

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka reaguar ndaj opozitës shqiptare duke kritikuar ashpër qeverisjen e kaluar të BDI-së.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Saliu shprehet se BDI pas dy dekadash në pushtet vetëm tani po flet për problemet e shqiptarëve, ndërsa gjatë kohës sa ishte në qeveri, sipas saj, ishte e përqendruar në interesa të tjera.

“Sa keq më vjen për BDI, pas dy dekadave e kuptuan se çfarë halle kanë shqiptarët, se sa ishin në qeverisje ishin shumë të zënë duke luajtur futboll… e duke pa terezin e tyre… veç kanë vulosur e nënshkruar dokumente pa i parë se ç’shkruhet. Shumë gjynah sinqerisht…. Zot, vetëdijësoji t’i kuptojn të bërat e tyre!”, ka shkruar deputetja Saliu.

Ajo në reagimin e saj shpreh gjithashtu keqardhje për, siç thotë, mënyrën se si është qeverisur për vite me radhë, duke kërkuar ndërgjegjësim për veprimet e bëra në të kaluarën.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mateo surprizohet nga babai ne studio ritakohet edhe me brikenen ne finalen e madhe 69e3fa785924c
Lajmi i mëparshëm

Mateo surprizohet nga babai në studio, ritakohet edhe me Brikenën në finalen e madhe

gonxhja gjuha shqipe ne maqedoni shtylle identitare dhe faktor kyc per barazi reale 69e401ed17715
Lajmi i radhës

Gonxhja: Gjuha shqipe në Maqedoni, shtyllë identitare dhe faktor kyç për barazi reale

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë