gonxhja gjuha shqipe ne maqedoni shtylle identitare dhe faktor kyc per barazi reale 69e401ed17715

Gonxhja: Gjuha shqipe në Maqedoni, shtyllë identitare dhe faktor kyç për barazi reale

April 19, 2026
1 minut lexim
IMG 6495

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në North Macedonia, duke i cilësuar ato si standard demokratik të panegociueshëm.

Gjatë një takimi me aktivistin dhe studentin tetovar Mevlan Ademi, njërin nga udhëheqësit e protestave paqësore për të drejtat gjuhësore, si dhe në prani të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ministri Gonxhja diskutoi mbi nevojën për respektim të plotë të përdorimit të gjuhës amtare në të gjitha nivelet institucionale dhe publike.

Statusi i plotë i ministrit Gonxhja:

Me aktivistin Mevlan Ademi, studentin tetovar që udhëhoqi me guxim manifestimet paqësore në Maqedoninë e Veriut, si dhe në prani të Ambasadorit të Shqipërisë në RMV, Denion Meidani, diskutuam mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave gjuhësore si një standard i panegociueshëm demokratik.

Respektimi dhe garantimi efektiv i përdorimit të gjuhës amtare, në çdo nivel institucional dhe publik, për mbi 600 mijë qytetarët autoktonë shtetformues me kombësi shqiptare, nuk është privilegj, por një detyrim universal që buron nga parimet e barazisë dhe shtetit të së drejtës, të garantuara nga Marrëveshja e Ohrit.

Gjuha shqipe mbetet një shtyllë identitare dhe një faktor kyç për barazi reale, përfaqësim dinjitoz dhe bashkëjetesë të qendrueshme në shoqëri, duke kontribuar në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes vendeve tona.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

saliu per dy dekada bdi ishte e zene me veten jo me hallet e shqiptareve 69e400a140bef
Lajmi i mëparshëm

Saliu: Për dy dekada BDI ishte e zënë me veten, jo me hallet e shqiptarëve

Të fundit nga

ShkoLartë