mateo surprizohet nga babai ne studio ritakohet edhe me brikenen ne finalen e madhe 69e3fa785924c

Mateo surprizohet nga babai në studio, ritakohet edhe me Brikenën në finalen e madhe

April 18, 2026
1 minut lexim

Mbrëmja finale ka sjellë emocione të forta për finalistin Mateo, i cili është surprizuar gjatë spektaklit pas transmetimit të një klipi që pasqyronte rrugëtimin e tij brenda shtëpisë.

Pas klipit, Mateo është ftuar nga moderatori Ledion Liço të hyjë në studio, ku e prisnin momente të papritura dhe shumë emocionale.

Sapo ka mbërritur, ai ka takuar të parën Brikenën, e cila e ka pritur me një puthje.

Më pas, Mateo ka përshëndetur DJ Gimbo dhe Shendritin, të cilët ai i ka cilësuar si miq të mirë, duke theksuar se miqësia e tyre do të vazhdojë edhe jashtë spektaklit.

Një tjetër surprizë e madhe ka qenë një video e transmetuar në studio, ku shfaqej babai i Mateos duke ndjekur Prime-in e parë dhe hyrjen e të birit në shtëpi, pa dijeni për pjesëmarrjen e tij.

Reagimi i babait ka qenë i habitur dhe mjaft komik, duke u surprizuar nga gjithçka që po shihte.

Menjëherë pas videos, babai i Mateos është futur në studio, ku është përqafuar me të birin në një moment tepër emocional.

Ai është shprehur shumë krenar për rrugëtimin dhe arritjet e Mateos gjatë spektaklit.

Në fund, Brikena i është afruar edhe babait të Mateos për ta përshëndetur, duke i thënë se i vjen keq nëse ndonjëherë e ka mërzitur.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rritje deri ne 5 te paketave turistike ne durres sezoni nis me heret 69e3f8e36f0fd
Lajmi i mëparshëm

Rritje deri në 5% të paketave turistike në Durrës, sezoni nis më herët

saliu per dy dekada bdi ishte e zene me veten jo me hallet e shqiptareve 69e400a140bef
Lajmi i radhës

Saliu: Për dy dekada BDI ishte e zënë me veten, jo me hallet e shqiptarëve

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë