Saliu: Në Maqedoni ka persona që jetojnë që 30 vjet dhe nuk kanë marrë nënshtetësi

February 18, 2022
1 minut lexim

Këto ditë janë raportuar se 20 mijë persona kërkojnë dhe presin të marrin nënshtetësinë, por duket se nuk është kështu. Realiteti është krejtësisht ndryshe. 2.600 persona janë në pritje për marrjen e nënshtetësisë, për të cilën pritet rekomandimi i sigurisë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, por në të njëjtën kohë ka kërkesa për lirim të shtetësisë, thotë Suzana Saliu, zv. Avokate e Popullit.

Disa nga ato 20 mijë persona presin një kontroll sigurie për qëndrim, vizë, vizë pune etj. ndërsa jo për marrjen e lejes së qëndrimit. Fakti është se pritet gjatë për një opinion nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, e cila ndonjëherë zgjat deri në tre vjet”, thotë Saliu.

Në gusht u lehtësuan kushtet për marrjen e shtetësisë. Ndryshimet e Ligjit për Shtetësinë në nenin 7 i referohen vetëm një kategorie të qytetarëve, ndërsa ato janë ata që kanë jetuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për persona që kanë jetuar këtu për 30 vjet dhe që pas pavarësisë për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të marrin nënshtetësinë e vendit. Për ata zbatohet afati që brenda tre vjetëve të paraqesin kërkesë për çfarëdo lloj dokumenti nga ajo kohë dhe tu jepet nënshtetësia”, tha Saliu.

Saliu thotë se për rastet e tjera, kur shtetësia fitohet me natyralizim, procedura vijon normalisht si më parë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestohen dy persona nga Studeniçani, dyshohen për kontrabandim me imigrantë

Story i radhës

Real arrin marrëveshjen me Haalandin?

Të fundit nga

ShkoLartë