saliu me mesazh per bashkim murtezin do te mbetesh gjithmone nje mik i cmuar 6a7505a1d738c

Saliu me mesazh për Bashkim Murtezin: Do të mbetesh gjithmonë një mik i çmuar

August 7, 2026
1 minut lexim

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, i ka kushtuar një mesazh publik ish-sekretarit organizativ të VLEN-it, Bashkim Murtezi, duke e vlerësuar për kontributin dhe karakterin e tij.

Në statusin e publikuar në rrjetet sociale, Saliu thekson se ka njerëz që e bëjnë funksionin më të madh përmes integritetit dhe personalitetit të tyre, duke nënvizuar se respekti për ta mbetet edhe pasi largohen nga detyra.

“Ka njerëz që funksionet i bëjnë më të mëdha me karakterin e tyre. Edhe kur largohen nga një detyrë, vlera, pesha dhe respekti që kanë fituar mbeten të pandryshuara”, shkruan Saliu.

Ajo e cilëson Murtezin si një mik të çmuar dhe shprehet se do të vazhdojë t’i kërkojë këshillat e tij edhe në të ardhmen.

“Për mua, do të mbetesh gjithmonë një mik i çmuar dhe një njeri që edhe në vazhdim do të vazhdoj t’i kërkoj këshillat e tua, sepse besoj te gjykimi dhe sinqeriteti yt”, thuhet në statusin e deputetes së VLEN-it.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta ne tirane ne diten e 68 te largim te klases se vjeter politike dhe qeveri teknike 6a7501cfa00d1
Lajmi i mëparshëm

Protesta në Tiranë në ditën e 68-të: Largim të klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

po zbrazen shkollat ne maqedoni kete vit rreth 5 mije nxenes me pak ne klase te pare 6a7506f2d4988
Lajmi i radhës

Po zbrazen shkollat në Maqedoni, këtë vit rreth 5 mijë nxënës më pak në klasë të parë

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë