Salihi: Stoilkoviç, një pro-Rus në Qeveri është kërcënim për vendin

1 minut lexim

Gent Salihi nga DCAF, organizata për sektorin e sigurisë, ka komentuar në Facebook propozimin e Ivan Stoilkoviç, drejtuesit të partisë serbe në Maqedoninë e veriut, në krye të Ministrisë për Marrëveshjen e Ohrit.

“Zëvendëskryeministër pro-Rus në Maqedoninë e Veriut përbën kërcënim për sovranitetin dhe drejtimin e ardhshëm të vendit, duke e shtyrë agjendën shtetërore në një rrugë të rrezikshme dhe të gabuar duke dhënë përparësi interesave të Moskës mbi zhvillimin kombëtar dhe duke sabotuar përpjekjet për integrim në institucione perëndimore si Bashkimi Europian.

Prania e një zyrtari të lartë me simpati pro-Moskës përkeqëson ndarjet e brendshme etnike.
Ky ndikim i rrezikshëm jo vetëm që do të minon aspiratat e Maqedonisë së Veriut për integrimin euroatlantik, por gjithashtu rrezikon stabilitetin rajonal dhe sigurinë kolektive.” shkruan Salihi në Facebook.

Story i mëparshëm

Sali Berisha humb Apelin, mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

Story i radhës

Sulmi ndaj Kapitolit më 6 janar dhe zgjedhjet për president

Të fundit nga