Salihi: Në vitin 2024 fëmijët shqiptarë privohen nga mësimi në gjuhën amtare

1 minut lexim

Gent Salihi në Click Plus në TV21, tha se në vitin 2024 fëmijët shqiptarë në Çashkë, Veles e Manastir privohen nga mësimi në gjuhën amtare.

“Jemi në vitin 2024 dhe fëmijët shqiptarë në Çashkë, Veles e Manastir privohen nga e drejta për të mësuar në gjuhën amtare në shkollat e tyre”, tha Gent Salihi në Click Plus.

Ndërkaq, ish-ministri i Arsimit Sulejman Rushiti tha se është e lehtë të jesh shqiptarë në Tetovë e Gostivar, por e vështirë në Veles e Prilep.

“Sa i përket Çashkës, zonës së Prilepit, në kohën kur kam qenë edhe në atë periudhë të shkurtër janë hapur edhe paralele në gjuhën shqipe dhe për shkak se ka pasur mungesë të kuadrit kemi siguruar udhëtim që kanë shkuar nga Kumanova profedorët të cilët i kanë mbajtur ato klasa, dhe janë hapur paralele edhe në fshatrat e Prilepit. Është lehtë të jesh shqiptarë në Tetovë dhe Gostivar, por më e vështirë është në Veles dhe Prilep”, tha ish-ministri i Arsimit Sulejman Rushiti.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Lajçak raporton për bisedimet me Bislimin dhe Petkoviqin: Pas shtatë orësh nuk ia dolëm të bënim progres

Story i radhës

Mickoski: Një kompani amerikane do të investojë në Maqedoni

Të fundit nga