Drejtori sportiv i Bayernit ka folur për të ardhmen e Robert Lewandowskit.
“Kontrata e tij është deri në vitin 2023 dhe ne jemi të lumtur që e kemi këtu. Unë mendoj se gjërat do të qetësohen tani. Ne e dimë se çfarë na jep Roberti dhe ai e di se çfarë i jep Bajerni.
Ne folëm për deklaratat e tij publike dhe se duhet ta qetësojmë këtë situatë”, tha Hasan Salihamixhiq për Bild TV.
Më herët, Lewandowski kërkoi hapur një transferim: “Epoka ime në Bayern ka përfunduar, nuk dua të luaj më këtu. Transferimi është zgjidhja më e mirë. Është raportuar vazhdimisht se ai dëshiron të kalojë te Barcelona.
Sezonin e kaluar, sulmuesi shënoi 46 gola në 50 ndeshje për Bayernin në të gjitha garat.