Ervin Salianji nga Partia Demokratike në një lidhje direkte për Tëvë1 foli për protestën e mbajtur sot në Tiranë ku u protestua kumdër rritjes së çmimeve, pensioneve të ulëta si dhe për emigrimin e madh të shqiptarëve viteve të fundit.
Ai madje foli edhe për rëndësinë që PD-ja të konsolidohet për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.
“Ishte një protestë e jashtëzakonshme, përtej parashikimit. Ishte ndër protestat më të mëdha të viteve të fundit… Padyshim që kam qenë edhe në pjesën e takimeve me njerëzit me qytetarët për të nxitur sa më shumë reagimin qytetar përballë një qeverisje me arrogancë ekstreme dhe me abuzime masive në këto kohë në Shqipëri.Të gjithë rendimentet në partinë demokratike, të gjitha ndjeshmëritë, të gjitha diferencat që janë në Partinë Demokratike në fund shuhen kur kemi të bëjmë me përballjen që kemi të bëjmë me Edi Ramën. Në këtë kontekst duhet gjetur një zgjidhje ku duhet pranur një realitet politik të caktuar por pa diskutim se pa përjashtuar të gjithë mekanizmat për të bërë të mundur që Partia Demokratike të gjejë një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të qenë të gjitë bashkë aty”, tha ai.
Deputeti i Partisë Demokratike tha se sa herë të tjera të ketë protesta, ai prapë do ta bëjë maksimumin për t’u mobilizuat dhe për të bërë thirrje pasi që sipas tij gjithçka në Shqipëri është përqendruar në duart e disa personave rrotull Edi Ramës.
“Do të bëjë gjithçka që të dal e unifikuar dhe të ketë një opozitë për të mos u përdorur nga qeveria çdo lloj diference që mund të ketë dhe gjithë diferencat që janë të përdoren brenda partisë e jo duke dalë në popull. Sa herë të ketë protesta unë do të bëjë maksimumin për të mobilizua, për të bërë thirrje dhe për të qenë atu sepse gjithçka në Shqipëri është e përqendruar në duart e 5 ose maksimumin 10 vetave rrotull Edi Ramës kështu që unë siç isha sot do të jem në cdo rast tjetër”, tha ai tutje.
Sot në Tiranë është mbajtur njëra nga protestat më të mëdha të viteve të fundit në Shqipëri ku përfaqësuesit e shtresave të ndryshme u shprehën për shqetësimet e tyre për rritjen e çmimeve, pensionet e ulët si dhe për emigrimin e madh të shqiptarëve viteve të fundit.