Salianji në konferencë: Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës

September 27, 2024
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me një vit burg, u shpreh se urdhrin e dha ish-ministri Fatmir Xhafaj.

“Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës”, tha Salianji, teksa pritet zbatimi i vendimit të gjykatës për burgosjen e tij.

Sot unë jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Ramës. Rama, a e paralajmëroi vendimin në seancë? Pse Rama u detyrua të komentonte një vendim gjyqësor? Në çdo deklarim të mëparshëm ka thënë nuk komentoj vendimet. Çfarë e detyroi të shkelte standardin? Që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor? Kënaqësinë e mori, ndalimin për kandidimin për deputet e arriti”, theksoi Salianji.

Në 15 maj 2018, dola në këtë foltore me Bardhin e Alibeajn dhe publikuam vendimin në Itali për dënimin e vëllait të Xhafajt. Pas këtij publikimi, si Agron Xhafaj, ashtu edhe vëllai i tij ministër, nuk patën asnjë reagim për tre ditë resht duke u fshehur. Krimi im është që kam denoncuar me emër këdo që i ka rënë në qafë qytetarëve”, shtoi më tej deputeti demokrat. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Eksperti: Kosovës ka shancin t’i hiqen sanksionet pas aktakuzës për Banjskën

Story i radhës

Besnik Loxha emërohet ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së

Të fundit nga

ShkoLartë