Salianji në burg, gazetarja Lala zbardh prapaskenat e bujshme: Vendimi nuk më bind, policia ndërhyri dhunshëm

October 1, 2024
1 minut lexim

Klodiana Lala, ka komentuar dënimin e Ervin Salianjit me burg për kallëzim të rremë edhe pse nuk ka depozitaur ndonjë kallëzim konkret, përveç denoncimit publik nga selia e PD.

Lala tha se vendimi për Salianjin nuk e bind dhe shpjegoi disa momente të errëta të veprimeve të policisë.

“Nuk më bind vendimi për Ervin Salianjin. Në vitin 2018, në selinë e PD doli zoti Salianji bashkë me zyrtarë të tjerë të PD dhe bëri denoncim publik, ku shfaqi një audio përgjim, ku ishte një person si bashkëpunëtori X dhe një person që pretendohej se ishte Agron Xhafaj. Ende pa e mbaruar PD deklaratën e saj, Policia kishte identifikuar bashkëpunëtorin, Albert Veliu, Babalja. Ky person u shoqërua, familja u shoqërua. Agron Xhafaj, brenda natës u ngjit na avion dhe shkoi në drejtim të Italisë.

A kishte dikush nga zyrtarët e lartë përfshirë edhe zotin Xhafaj, shpërdorim detyre, kur ai dyshohej se mund të ishte i përfshirë në veprimtari kriminale, dhe u largua? Sot qytetarët nuk e dinë se me cfarë është krahasuar zëri. Kryeministri doli dhe foli për një akt ekspertizë në një laborator privat të huaj, në MB.
Tjetra, kur doli dhe u shfaq në skenë Fredi Alizoti, nëse ju kujtohet zinxhiri drejtues i Policisë, vinte vërdallë pas Fredi Alizotit.

Ervin Salianji mund të ketë patur dijeni por gjykata nuk më ka lënë të kuptoj se çfarë ka ndodhur.

Ndërhyrja e dhunshme e policisë, mënyra si u sollën autoritetet… Kanë vajtur dy oficerë të SHISH dhe Babalja ka patur pult makine për të bërë përgjimin e vëllait të ministrit të brendshëm, por askush nuk e tha se kush ishte roli i SHISH në këtë histori.

Çfarë bëri prokuroria?

Zoti Salianji nuk ka bërë kallëzim, përdorin termin kallëzim publik. Kapin pjesën e dytë të nenit, thonë se Salianji përmes kontakteve që ka patur me Albert Veliun dhe me gazetarin Olldashi, ka bashkëpunuar për të dëmtuar imazhin e Agron Xhafës. Prokuroria thotë nuk merremi me pjesën e Italisë, Salianji ka krijuar prova të rreme për të rënduar pozitën e Agron Xhafës për të bërë ndjekje penale.
Autoritetet duhet të na tregonin rolin konk
ret”, tha Lala.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ancelotti me rekord në La Liga

Story i radhës

7 mënyra si mund ta ndihmosh dikë që po kalon një divorc

Të fundit nga

Në Parlament do të ketë pyetje deputetësh

Kuvendi sot do të mbajë mbledhjen e 21-të, ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve. Një seancë e tillë plenare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit gjatë muajit. Sipas Rregullores

Mot i mirë sot, ngriten temperaturat maksimale

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me
ShkoLartë