sali vlen mbetet alternative per ata qe nuk e shesin bindjen per karrige 68207d991ec60

Sali: VLEN mbetet alternativë për ata që nuk e shesin bindjen për karrige

May 11, 2025
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke shprehur mirëkuptim për të gjithë ata që ndihen të zhgënjyer nga zhvillimet e fundit politike. Ai thekson se VLEN mbetet i palëkundur në qëllimin e tij për ndryshim dhe përfaqësim të ndershëm.

“VLEN nuk është vetëm një emër — është një ideal që na bashkoi nga Alternativa, LD, Besa, ASH, Vetëvendosje, shoqëria civile dhe shumë të tjerë që besuan në ndryshim,” shkruan Sali.

Ai bën dallimin mes atyre që, sipas tij, janë tërhequr për arsye të dyshimta dhe atyre që vazhdojnë të qëndrojnë për idealin.

“VLEN është për këdo që nuk e shet bindjen për karrige, dinjitetin për përfitim,” përfundon ai.

Në vazhdim statusin e plotë:

“Për të gjithë ata që ndihen të tradhtuar nga ky devijim — ju mirëkuptojmë. Sepse edhe ju e nisët për ndryshim.
VLEN është ende këtu. Sepse ndryshimi i vërtetë nuk tradhtohet. Ai mbrohet.

VLEN nuk është vetëm një emër — është një ideal që na bashkoi nga Alternativa, LD, Besa, ASH, Vetvendosje, organizata nga shoqeria civile dhe shumë të tjerë që besuan në ndryshim.
Ky projekt nuk u ndërtua për interesa personale, por me votën e secilit përkrahës mbi vlera: dinjitet, përfaqësim të ndershëm dhe shpresë për të ardhmen.

Sot disa kanë zgjedhur rrugë të tjera. Është e drejta e tyre.
Por ka një dallim të madh mes atyre që u tërhoqën për arsye të dyshimta dhe atyre që ende qëndrojnë për idealin.
VLEN është për këdo që nuk e shet bindjen për karrige, dinjitetin për përfitim. Për ata që nuk e ndërrojnë shpresën për marrëveshje.”

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

olta gixhari rrefen largimin nga teatri u largova me nje shije shume te keqe 68207960bad10
Story i mëparshëm

Olta Gixhari rrëfen largimin nga teatri: U largova me një shije shumë të keqe

filkov keshilli gjyqesor nuk do te jete me fushe per marreveshje te fshehta por arene integriteti dhe ekspertize 68207d9a3c5f0
Story i radhës

Filkov: Këshilli Gjyqësor nuk do të jetë më fushë për marrëveshje të fshehta, por arenë integriteti dhe ekspertize

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë