Sali: Virusi ende ekziston, herët për heqjen e masave restriktive

March 31, 2022
1 minut lexim

Ende është herët për të hequr masat ndaj Covid-19, tha ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.Ai theksoi se vendimet i merr Komisioni për Sëmundje Infektive, por që, sipas tij, duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ende ka rrezik nga Covid-19. Karvani i vaksinimit po vazhdon, por ministri Sali tha se nuk është i kënaqur deri më tani me përfshirjen e vaksinimit, veçanërisht me dozën e parë.

“Që nga fillimi kur kam marrë këtë funksion, çdo ditë dëshiroj që të jetë dita kur të themi prej sot nuk ka masa restriktive. Kjo është dëshira, por gjendja nuk na e thotë ashtu. Derisa ne çdo ditë kemi nga 300 qytetarë të infektuar të rinj në këtë shtet, kjo do të thotë se virusi ende ekziston dhe pret mundësinë më të vogël që të zhvillohet. Çdo seancë të Komisionit për Sëmundjet Infektive ne lehtësojmë diçka, por nuk mund të lehtësojmë gjithçka përnjëherë.”,- tha ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.

Gjatë periudhës së pandemisë me Covid-19 në Institutin e Transfuziologjisë nuk ka pasur mungesë të njësive të gjakut, thotë drejtori Useini.

“Për dallim nga shumë vende, si nga rajoni ashtu edhe në perëndim, edhe në vendet më të zhvilluara për dhurim të madh të gjakut kanë pasur probleme për dhurim të gjakut kanë pasur mungesë të njësive të gjakut, megjithatë kjo nuk ndodhi me shtetin tonë.”,- tha drejtori i Transfuziologjisë, Sadulla Iseini.

Nëse me 120 dhurime të gjakut e kam shpëtuar të paktën një jetë, unë jam njeri krenar dhe i lumtur dhe do të vazhdoj edhe më tutje këtë mision, thotë Mirçe Inceski.

“E kuptova që dhënia e gjakut është shumë e rëndësishme për shëndetësinë, si edhe është mirë edhe për atë që dhuron gjak, më ka mbetur traditë të dhuroj gjak.”,- tha dhurues i gjakut, Millçe Inceski.

Ministri i Shëndetësisë, personeli shëndetësor dhe aktivistë të Kryqit të Kuq, morën pjesë në aksionin për dhënien e gjakut, me rastin e 7 prillit – Ditës së Shëndetësisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ne nuk bëjmë bamirësi me gazin tonë – Putin i ashpër në konferencën për shtyp

Story i radhës

(VIDEO) Partitë e pakicave kontestojnë rezultatet

Të fundit nga

ShkoLartë