Sali: Shumica parlamentare do të ketë 80 deputetë, pas largimit të Taravarit (VIDEO)

May 7, 2025
1 minut lexim

Deputeti Bekim Sali shpreson që pas largimit të ASH-së nga Qeveria, shumica parlamentare do të zgjerohet në 80 deputetë.

Ai këtë parashikim optimist e ka bërë në emisionin “Dialog te LAJMI” që transmetohet sonte ora 19:00.

“Sipas një parashikimi të cilën e bazoj në lëvizjet e fundit, besoj se formimi i shumicës së re parlamentare do ta mbërrijë numrin 80-të. Do të thoni je shumë optimist. Unë jam optimist për arsye se vitin e kaluar ka qenë një pesimizëm i përgjithshëm, sidomos te kampusi shqiptar dhe etnitë tjera se mund të bëhet diçka, për arsye se ishte krijuar një mit se Ali Ahmeti është i pazëvendësueshëm, vetëm ai mund të na i mbrojë interesat, vetëm ai mund të bëjë politika për shqiptarët, vetëm BDI-ja i mbron interesat e shqiptarëve. Vitin e fundit ne e shohim se përveç propagandës, në realitet nuk ka asnjë tjetër”, tha mes tjerash, Bekim Sali në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte ora 19:00, në të gjitha platformat online të gazetës LAJM.

https://fb.watch/zrg-4Co974/

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“NOMAGAS” e nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e interkonektuesit me Greqinë – një hap kyç drejt sigurisë energjetike dhe lidhjes rajonale

Story i radhës

Sela: Taravari është gënjeshtar

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë