sali partia me ka ngarkuar si drejtues te kopshtit te shendetit publik 62810540a9f57

Sali: Partia më ka ngarkuar si drejtues të “kopshtit të shëndetit publik”

May 15, 2022
1 minut lexim
sali

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, gjatë fjalimit të tij në kongresin e parë të Alternativës, tha se kjo parti nuk është partia e interesave personale, por e përgjegjësive dhe detyrave. Ai potencoi se në Alternativë nga një aktivist i thjesht, nesër mund të bësh ministër, duke përmendur rastin e tij personal. Në fund të fjalimit ministri Sali tha se ndihet shumë i privilegjuar që Alternativa i ka ngarkuar detyrën e drejtuesit të kopshtit të shëndetit publik, pra Ministrinë e Shëndetësisë.

“Në vitin 2021 kam garuar për kryetar të Çairit. Pastaj një vit më pas më ngarkuan një tjetër angazhim, të udhëheq një nga resorët më të rëndësishëm dhe më problematik, atë të Shëndetësisë. Vlera jonë unike e partisë është modestia. Ne në partinë tonë jemi aty ku na kërkon detyra, e jo ku na kërkon interesi personal. Në partinë tonë sot mund të jesh një aktivist i thjesht si unë, nesër mund të gjendesh ministër. Sot kur partia imë më ka ngarkuar detyrën e drejtuesit të kopshtit të shëndetit publik, pra Ministrinë e Shëndetësisë më ka dhënë mundësinë të bëj transformimin në shëndetësi”, tha Sali.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

aplikimi i finlandes ne nato stoltenberg paralajmeron rusine ne rast te ndonje sulmi 628103239d5c8
Story i mëparshëm

Aplikimi i Finlandës në NATO/ Stoltenberg paralajmëron Rusinë në rast të ndonjë sulmi

kercenimi berthamor rus ndaj finlandes dhe britanise se madhe 62810bd4662ad
Story i radhës

Kërcënimi bërthamor rus ndaj Finlandës dhe Britanisë së madhe!

Të fundit nga

​Tregjet globale kërkojnë drejtim në mes të pasigurive

Ndërsa ekonomitë botërore përpiqen të bëjnë projeksione mes pasigurive të shumta, politikat tregtare proteksioniste të administratës amerikane vazhdojnë të krijojnë pasiguri për ekonominë globale. Marrëveshja e përkohshme tarifore mes SHBA-së dhe Kinës

Do të paguhet më pak se Sylvinho

Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv te klubi i Milan. Shqiptari dhe drejtuesit e klubit italian kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.

Google lançon pamjen e re vizuale të Android

Google tha se ka filluar lançimin e ndërfaqes së re shumëngjyrëshe të Android 16 për përdoruesit që testojnë versionet beta të sistemit operativ. QPR1 beta përmban gjuhën e dizajnit Material 3 Expressive
ShkoLartë