Sali: Numri i të infektuarve po ulet, mësimi do të fillojë me prezencë fizike

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka deklaruar se Instituti për Shëndet Publik dhe Ministria e Shëndetësisë kanë përvojë me pandemi dhe endemi tek fëmijët, dhe sipas përvojës së tyre nuk ka nevojë për izolim, gjegjësisht mësim online në këtë periudhë.

“Gjysmëvjetori i dytë do të fillojë me prezencë fizike më 1 shkurt dhe ne si Ministri do ta bëjmë skriningun në bazë të lirë të fëmijëve dhe në varësi prej rajonit do të ndërmarrim masa të reja”, tha Sali.

Ministri i Shëndetësisë tha se numri i personave të sëmurë është ulur ditëve të kaluar.

“Nuk ka rritje dhe po vërejmë se ka ulje të numrit të ri të infektuar dhe për momentin nuk ka nevojë për masa të reja”, tha Sali.

Sipas analizave të bëra në Institutin për Shëndet Publik, 10 për qind e të infektuarve me koronavirius në Maqedoninë e Veriut janë me variantin Delta, ndërsa 90 me Omicron.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shoqata rajonale e futbollit të juglindjes zgjedh përfaqësuesin që ka të drejtë vote në zgjedhjet e FSHF-së

Story i radhës

Комеморација за маестро Александар Џамбазов – замина човекот кој беше синоним на македонската популарна музика

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish