sali numri i te infektuarve po ulet mesimi do te filloje me prezence fizike 61f3ee2d80f8d

Sali: Numri i të infektuarve po ulet, mësimi do të fillojë me prezencë fizike

January 28, 2022
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka deklaruar se Instituti për Shëndet Publik dhe Ministria e Shëndetësisë kanë përvojë me pandemi dhe endemi tek fëmijët, dhe sipas përvojës së tyre nuk ka nevojë për izolim, gjegjësisht mësim online në këtë periudhë.

“Gjysmëvjetori i dytë do të fillojë me prezencë fizike më 1 shkurt dhe ne si Ministri do ta bëjmë skriningun në bazë të lirë të fëmijëve dhe në varësi prej rajonit do të ndërmarrim masa të reja”, tha Sali.

Ministri i Shëndetësisë tha se numri i personave të sëmurë është ulur ditëve të kaluar.

“Nuk ka rritje dhe po vërejmë se ka ulje të numrit të ri të infektuar dhe për momentin nuk ka nevojë për masa të reja”, tha Sali.

Sipas analizave të bëra në Institutin për Shëndet Publik, 10 për qind e të infektuarve me koronavirius në Maqedoninë e Veriut janë me variantin Delta, ndërsa 90 me Omicron.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shoqata rajonale e futbollit te juglindjes zgjedh perfaqesuesin qe ka te drejte vote ne zgjedhjet e fshf se 61f3ed479e6a7
Story i mëparshëm

Shoqata rajonale e futbollit të juglindjes zgjedh përfaqësuesin që ka të drejtë vote në zgjedhjet e FSHF-së

d0bad0bed0bcd0b5d0bcd0bed180d0b0d186d0b8d198d0b0 d0b7d0b0 d0bcd0b0d0b5d181d182d180d0be d0b0d0bbd0b5d0bad181d0b0d0bdd0b4d0b0d180 d19f 61f3ee6b57914
Story i radhës

Комеморација за маестро Александар Џамбазов – замина човекот кој беше синоним на македонската популарна музика

Të fundit nga

ShkoLartë