Sali: Nesër vendoset për heqjen e maskave

February 28, 2022
1 minut lexim

Para katër javësh krerët fetarë bashkë me Ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali apeluan te popullata për vaksinim kundër Covid-19. Kjo thirrje ishte aksioni i fundit i ministrit Sali në drejtim të nxitjes së imunizimit. Vaksinimi në vendin tonë ka ngecur dhe për këtë arsye vazhdojnë të jenë në fuqi masat për certifikatat-covid, maskat dhe protokolle të tjera.

Hapi i ardhshëm që Ministria e Shëndetësisë e ka menduar është që mjekët amë t’i thirrin pacientët e tyre për tu vaksinuar nëpërmjet SMS-porosive.

“Gjatë tre javëve të para të mandatit tim kisha disa apele dhe shfrytëzoja çdo mundësi për të bërë apel për vaksinim. Po apelet nuk po ndihmojnë ministër. Pasi që ajo nuk na ndihmoi, tani jemi në fazën e dytë, ku prej sot kemi filluar me ftesa direkte me SMS porosi, direkt në telefon të pacientëve përmes mjekëve amë, me sistemin e Terminit tim, pacientët janë të thirur në 40 punkte të vaksinimit dhe me kohë të caktuar”, tha Sali.

Përderisa shumë shtete i kanë lehtësuar masat, duke eliminuar mbajtjen e maskave në të hapur dhe në të mbyllur, në vendin tonë kjo nuk ka ndodhur. Ministri Sali tha se për heqjen eventuale të masës për mbajtjen e maskave do të flitet nesër në takimin e ekspertëve shëndetësor.

“Largimi i maskave dhe se a do të ketë lehtësim të masave tjera, tani nuk mund të ju them, ju e dini se nesër ka mbledhje Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe në bazë të analizave të javës së kaluar dhe si rezultat i rezultateve përfundimtare nga analiza serologjike, ne do të veprojmë në të ardhmen, tani nuk mund të them a do të hiqen ose jo”, shton Sali.

Nesër Komisioni për sëmundje ngjitëse ka takim, ku do të shqyrtohet situate epidemiologjike me Covid-19 në vendin tonë dhe shfuqizimin eventual të masave për mbrojtje nga virusi korona. Përndryshe në vendin tonë me dy doza të vaksinave covid, që llogaritet imunizim i plotë, janë të vaksinuar 41% e popullatës së përgjithshme./tv21/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

13 ushtarët ukrainas që shanë anijen luftarake ruse janë gjallë

Story i radhës

Shkup, dënime për manipulimin e zgjedhjeve

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë