Sali: Maqedonia e Veriut nuk ka regjistruar asnjë rast me linë e majmunëve

1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në paraqitjen e tij të sotme tha se në Maqedoninë e Veriut nuk është regjistruar asnjë rast me linë e majmunëve. Sali tha se Komisioni për Sëmundje Infektive diskuton vazhdimisht për këtë problematikë, ndërsa siguroi se vendi ka teste dhe vaksina për këtë sëmundje.

“Një nga pikat për të cilat do të diskutohet është edhe lija e majmunëve. Për momentin nuk kemi regjistruar asnjë rast me linë e majmunëve te ne. Të theksoj se Instituti për Shëndet Publik te ne ka në dispozicion teste që janë valide, respektivisht që janë relevante për diagnostikim, gjetje të virusit të tillë”, pohoi Sali.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjatë fundjavës mot jostabil! Pritet rënie e temperaturave

Story i radhës

Dita e Republikës, 2 gushti ditë jopune për të gjithë qytetarët e RMV-së

Të fundit nga