Sali: Lëshohen në përdorim dy aparate EHO në spitalin e Tetovës në vlerë prej 160 mijë euro

August 4, 2022
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali përmes rrjetit social facebook ka njoftuar se bashkë me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Tetovës Amir Elezi, lëshuan në përdorim dy aparate EHO, në vlerë prej 160.000 eurosh, që do të jenë në shërbim të këtij spitali dhe, natyrisht, për të mirën e përgjithshme të pacientëve të zonës së Pollogut.

Në këtë mënyrë lehtësohet dukshëm puna e mjekëve, shkurtohet koha e pritjes dhe, përfundimisht, ngrihet cilësia e shëndetit.
Ashtu siç e kemi thënë gjithnjë, për ne mbi të gjitha është shëndeti i pacientëve dhe mirëqenia e tyre, andaj ndjehem mirë që kemi mundësi të ndihmojmë edhe në këtë mënyrë për shëndetin e tyre ka shkruar Sali, përcjell KlanM.
Sali gjithashtu ka njoftuar se bashkë me drejtorin, Amir Elezi, kanë bërë inspektimin e punimeve për meremetimin e çatisë së objektit të Dermatologjisë dhe Mjekësisë Fizikale, që është një investim këmbëngulës i Ministrisë së Shëndetësisë.
Meremetimi i objekteve aktuale shëndetësore, ndërtimi i objekteve të reja dhe pajisja e tyre me aparaturë më bashkëkohore është ndër prioritetet e tona në drejtimin e kësaj ministrie dhe unë kam kënaqësi që në këtë drejtim punët na ecin mbarë edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Tetovës. Ne duhet ta bëjmë punën në mënyrën më të mirë, që edhe pas nesh të tjerët të përfitojnë prej këtyre përpjekjeve, deklaroi Sali.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Habiten edhe në Spanjë

Story i radhës

Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me bursistë të Institutit Veror 2022 “Teach for Kosova”

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë