Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e këngëtarit Shemsi Krasniqi-Shemi.
Sali thotë se kontributi i tij artistik ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën tonë muzikore dhe do të mbetet një trashëgimi e çmuar për brezat që vijnë.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtarit të mirënjohur Shemsi Krasniqi -Shemi, një emër i shquar i muzikës shqiptare dhe pjesë e pandashme e historisë artistike të grupit legjendar “Ilirët”.
Kontributi i tij artistik ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën tonë muzikore dhe do të mbetet një trashëgimi e çmuar për brezat që vijnë. Humbja e tij është jo vetëm dhimbje për familjen dhe të afërmit, por edhe për gjithë artdashësit, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin e çmuar, zërin karakteristik dhe trashëgiminë e pasur muzikore që la pas.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Krasniqi, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë artdashësve. Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përherë.
U prehtë në paqe. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij”, ka shkruar Sali, përcjell Alfax.mk
Burimi: alfax.mk


