Sali falënderoi ambasadoren Bërns për mbështetjen e SHBA-ve

February 25, 2022
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, e priti sot në një takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Saj, znj. Kate Burnes.

Duke i dëshiruar mirëseardhje, ministri Sali e falënderoi Ambasadoren për mbështetjen e madhe që SHBA-ja ia ka dhënë vendit tonë në sektorin e shëndetësisë.

Në takim u bisedua edhe për digjitalizimin e shëndetësisë, që është një kërkesë e kohës dhe për të cilën janë të interesuar edhe miqtë tanë amerikanë.

Si thuaja në çdo takim tjetër, edhe tema e pandemisë ishte një çështje e cila u diskutua dhe për të cilën ministri Sali e informoi Ambasadoren se Ministria e Shëndetësisë po përballet me sukses me këtë sfidë dhe se kapacitetet dhe resurset që janë në dispozicion janë dëshmuar si të mjaftueshme për t’i shërbyer mjaftueshëm të gjithë pacientët që janë prekur me virusin Covid-19.

Gjatë takimit, po ashtu, u diskutua edhe për themelimin e një programi nacional për stabilitet financiar dhe institucional për sektorin e Shëndetësisë, për çka Ambasadorja shprehu interesim, ndërsa u theksua edhe nevoja e vazhdimësisë së bashkëpunimit tashmë të ngritur me shtetin e Vermountit në SHBA.

Ministri Sali e falënderoi Ambasadoren për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e tij që edhe në të ardhmen të punojë në thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e shëndetësisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Abazi Kosumi: Në mesin e personaliteteve të futbollit

Story i radhës

Aktivizohet NATO, Britania dërgojnë tanke dhe arsenal ushtarak në Estoni

Të fundit nga

ShkoLartë